Shqipëria
Problemet e marrëveshjes Shqipëri – Itali me ligjet e Bashkimit Evropian
Drejtoresha Ekzekutive e Këshillit Evropian për Refugjatët dhe të Mërguarit, Catherine Woollard, ka shpjeguar për DW problemet ligjore të marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e qendrave pritëse për refugjatët në Shqipëri.
Këshilli Evropian për refugjatët dhe Mërgimtarët, (ECRE -European Council on Refugees and Exiles) me qendër në Bruksel ka shprehur rezerva lidhur me disa ҫështje që paraqesin nenet e marrëveshjes Shqipëri-Itali. Ky protokoll parashikon ngritjen e dy qendrave pritëse në Shqipëri për refugjatët nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme që kapen në det, para se të shkelin tokën italiane.
Woollard ka thënë se në nenet e marrëveshjes në fjalë ka një informacion shumë të kufizuar: “Ka shumë pak detaje se çfarë do të ndodhë në 2 qendrat pritëse të ngritura në Shqipëri, cili është qëllimi i tyre dhe sesi do të menaxhohen ato. Marrëveshja përfshin të gjithë referencat standarde lidhur me të drejtat e njeriut, por nuk ka asnjë informacion sesi do të respektohen këto të drejta. Qendrat janë nën juridiksionin italian në territorin shqiptar më tepër sipas ‘modelit australian’ sesa atij mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës”.
Cilat janë problemet ligjore që paraqet kjo marrëveshje?
“Ligji aktual i BE-së nuk lejon zbatimin ekstra-territorial të procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare të azilit dhe kthimit. Sipas këtij ligji, ky proces duhet të kryhet në territorin italian”, u shpreh ajo, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, kryerja e procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare në territorin e Shqipërisë, “nuk mundëson garantimin e respektimit të procedurave dhe shkel të drejtat e Kartës së të Drejtave Themelore të Njeriut, të BE-së”.
A është i ligjshëm përdorimi automatik i paraburgimit?
Marrëveshja Rama-Meloni duket se parashikon paraburgimin automatik të refugjatëve që do të mbërrjinë në qendrat pritëse në Shqipëri.
“Kjo është e paligjshme. Periudha e qëndrimit nuk mund të jetë më e gjatë se ajo e lejuar nga kuadri ligjor në Itali. Kur përfundon, ata nuk lirohen në Shqipëri, por largohen nga territori shqiptar. Pa dyshim, nga përshkrimi i qendrave pritëse në marrëveshjen Rama-Meloni, ato janë qendra paraburgimi dhe do të konsiderohen si të tilla sipas jurisprudencës kombëtare dhe asaj të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Përveç nevojës për një vlerësim individual kushtet e tjera – aksesi në të drejta, kujdesi për shëndetin, dinjiteti – për një përdorim të ligjshëm të paraburgimit nuk ka gjasa që të jenë të plotësuara”, u shpreh ajo.
A ka shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit?
Devijimi i operacioneve të Kërkim- Shpëtimit drejt Shqipërisë lë hapësira për shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit.
“Sipas këtij ligji, ekziston detyra që njerëzit e shpëtuar të transportohen dhe zbarkohen në një vend të sigurt. Nuk është e qartë nëse Shqipëria është një vend i sigurt, për shembull, për viktimat e trafikimit, që ka shumë mes atyre që shpëtohen në Detin Mesdhe. Nuk është e qartë gjithashtu që transporti i tyre në Shqipëri për të qenë të paraburgosur do të thotë të jenë në një vend të sigurtë. Ndërkohë që sipas Konventës së Kërkim-Shpëtimit, njërëzit duhet të transporohen në vendin më të afërt të sigurt”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit














