Lajme
Vendi evropian që në dhjetor shënon temperatura rekorde
Një masë e nxehtë ajri ka përfshirë Gadishullin Iberik me temperatura rekord për muajin dhjetor. Autoritetet e meteorologjisë në Spanjë kanë regjistruar temperaturën 29.9 gradë celsius në Malaga, e cila është një nga destinacionet kryesore për turistët.
Kjo valë e nxehtë vjen pas temperaturave rekord të regjistruara në Spanjë edhe gjatë verës që sapo lamë pas, duke e bërë vitin 2023 më të nxehtin në histori.
“Është një nga masat më të ngrohta të ajrit që ka kaluar ndonjëherë në Spanjë në muajin dhjetor”, tha Ruben del Campo, meteorolog spanjoll.
Ndërsa në plazhe nuk mungojnë pushuesit sikur të ishte periudhë vere, në zonën e skive Navacerrada në Madrid as që bëhet fjalë për reshje dëbore.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












