Kosova
Osmani: Serbia po planifikon sulme të reja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë.
“Të gjitha informatat që ne i kemi është se Serbia po planifikon sulme të reja, unë do t’i informoj të gjithë liderët evropianë sot për informatat që institucionet tona të sigurisë, së bashku me partnerët i kanë mbledhur në këtë drejtim, sepse këto janë alarme të cilat të gjithë ne duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të veprojmë si preventivë, në mënyrë që Serbia të mos e destabilizojë më rajonin tonë”, ka thënë Osmani në Samitin e Bashkimit Evropian në Bruskel.
Osmani ka konsideruar se Samiti i sotëm po mbahet në një kohë të vështirë për Evropën dhe për gjithë botën për shkak të konflikteve që po ndodhin nëpër botë.
“Ky samit është duke ndodhur në një kohë të vështirë për Evropën dhe për gjithë botën për shkak të një sërë konfliktesh që po ndodhin anekënd botës dhe natyrisht që edhe vëmendja e të gjithë partnerëve tanë është te të gjitha këto konflikte. Këto konflikte që po ndodhin në botë dëshmojnë se sa e rëndësishme është paqja në Ballkanin Perëndimor. Për fat të keq, Serbia akoma udhëhiqet nga njerëz që dëshirojnë ta kthejnë prapa rajonin tonë në vitet e ’90-ta, ne nuk duhet të lejojmë që një logjikë e tillë të triumfojë, prandaj po punojmë me partnerët tanë në BE në mënyrë që të rritet siguria në Kosovë dhe sidomos aspekti i sigurisë rreth kufirit me Serbinë dhe, e dyta që të hiqen masat ndaj Kosovës, është e domosdoshme që të ketë masa ndaj Serbisë për aktin e agresionit që është kryer më 24 shtator. Për fat të keq deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim dhe nëse vazhdohet pa asnjë veprim ose masë ndaj Serbisë, ajo do ta marrë këtë si një lloj nxitjeje”, ka thënë ajo.
Derisa ka folur për sanksionimin ndaj Serbisë për sulmin e ndodhur më 24 shtator në Banjskë, Osmani ka thënë se po kërkohen masa parandaluese dhe jo ndëshkuese.
“Kur flas për masat, dua të jem e qartë se nuk po flas për ndëshkim, po flas për parandalim dhe për fat të keq, historia ka treguar se kjo është e vetmja gjuhë që kupton Serbia, mosvendosja e masave për të është ftesë që të sulmojë sërish. Vuçiqi më së miri do t’i kuptonte masat financiare nga BE-ja”, ka shtuar Osmani, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












