Kosova
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, protesta pas vrasjes së Liridona Murselit
Ka nisur protesta në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në mbrojtje të grave pas rastit të fundit të vrasjes së Liridona Murselit, ngjarje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestën, të cilën po e quajnë “gjithëpopullore”.
“Ju njoftojmë se këtë të martë, më 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftimin e tyre.
Liridona Murseli u vra të mërkurën në një inskenim si grabitje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj. Për rastin, përveç Naim Murselit, janë arrestuar edhe dy të tjerë, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë dorasi, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions














