Shqipëria
Nga Vlora, Begaj uron shqiptarët kudo në botë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka uruar të gjithë shqiptarët kudo në botë, përcjell albinfo.ch.
Begaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dita e flamurit, si simboli më përfaqësues e më për bashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë.
“Nga Vlora, uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe kudo në botë: Gëzuar Festën e Pavarësisë!
Dita e Flamurit, si simboli më përfaqësues e më për bashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë.
Sot jemi shtet i pavarur në saj të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë në emër të dashurisë për atdheun dhe kombin, në emër të dashurisë për këtë flamur, në emër të lirisë”, ka shkruar Begaj.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












