Shqipëria
Shqipëria, rekord në shpenzimet për veshje
Ndonëse një vend me ekonomi sfiduese në raport me vendet evropiane, Shqipëria mban rekord për shpenzimet për ushqime në raport me totalin e buxhetit, familjet shqiptare nuk kursehen kur bëhet fjalë për t’u veshur, duke hequr ndoshta dorë dhe nga nevoja të tjera më të domosdoshme.
Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2022 familjet shqiptare shpenzuan 5% të totalit për veshje e këpucë. Kjo peshë është më e lartë sesa mesatarja europiane prej 4.3% po për të njëjtin vit, sipas të dhënave të Eurostat.
Në total, nga 38 shtete, Shqipëria renditet e 15-a, duke lënë pas shtete si Gjermania, Suedia, Finlanda etj. Në rajon vendi është i dyti, së bashku me Malin e Zi, me 5% të dyja, pas Bosnjë e Hercegovinës që mban rekordin me 5.4%. Për shtetet e tjera treguesi është më i ulët, me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë që e kishte këtë peshë 4.3% secila.
Në Europë, rekordin e mban Turqia, me 7% të totalit të shpenzimeve që shkon për veshje, e ndjekur nga Rumania (6.3%) dhe Estonia (5.9%). Nuk kish si të mungonte as Italia, që mbahet për kryeqendrën e modës, me 5.5% të totalit.
Qytetarët më të painteresuar për veshjet e këpucët jetojnë në një nga shtete më të pasura, Zvicrën, dhe shpenzojnë vetëm 2.3% të totalit të buxhetit. Indiferentë janë dhe hungarezët, me 3% e francezët me 3.3%.
Ndonëse në peshë ndaj shpenzime totale, familjet shqiptare duket se nuk kursehen, në vlerë harxhojnë shumë pak për të blerë veshje, për shkak të buxhetit total të ulët që kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha nevojat.
Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet për frymë për veshje e këpucë ishin 140 euro në vit (për 2020-n, të dhënat e fundit të disponueshme), nga 620 euro që e kishte një europian për të njëjtin vit. Shpenzimi në vlerë është më i ulëti në Europë dhe rreth 4 herë më i ulët sesa mesatarja europiane. Për krahasim, një italian shpenzon për veshje në vit rreth 840-1,100 euro.
Në nivele të ngjashme është Maqedonia e Veriut, me 150 euro për frymë. Serbët, ndonëse kanë peshë më të ulët, kanë buxhet më të lartë në vlerë, në 190 euro në 2020-n, por që ka arritur në 260 euro në 2022-n.
Rekordin në vlerë e mbajnë danezët, irlandezët, italianët, austriakët, me më shumë se 1,100 euro për frymë në vit./monitor
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












