Kosova
Shtetasi kosovar arrestohet në Serbi, kishte me vete kartën e babait veteran i UÇK-së
Një shtetas i Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi është arrestuar gjatë të dielës rreth orës 11:40, ka njoftuar avokati Xhevdet Smakiqi, teksa sipas tij, bëhet fjalë për Kushtrim Bytyqin nga Fushë-Kosova, i cili u arrestua derisa po kthehej në Kosovë nga Gjermania, përcjell albinfo.ch.
Sipas famlijarëve të Kushtrim Bytyqit, ai ishte arrestuar pasi i kishin gjetur kartën e veteranit të babait të tij si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu i janë sekuestruar sende personale dhe të hollat në kuletën e tij.
“Familja Bytyqi është në ankth, pasi që përveç njoftimit në momentin e ndalimit, nuk ka asnjë kontakt se ku po mbahet djali i tyre, Kushtrim Bytyqi”, ka njoftuar Smakiqi.
Tutje ai u shpreh se Serbia duhet ta ndalojë torturimin e qytetarëve nga Kosova.
“Në emër dhe si avokat i familjes Bytyqi përmes këtij postimi kërkoi nga Ministria e Jashtme e Kosovës që përmes rrugëve diplomatike të ndërmarrë të gjitha veprimet për të kuptuar se ku po mbahet shtetasi i Kosovës, Kushtrim Bytyqi, dhe që ai të lirohet sa më shpejt”, theksoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









