Kosova

Kosovë: Në veri policia konfiskon aparate për prodhimin e kriptovalutave

Në Mitrovicën e Veriut, disa aparate për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar, të cilat janë gjetur gjatë bastisjes së një shtëpie nga ana e policisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Klan Kosova, i cili theksoi se aparatet e konfiskuara i janë dorëzuar doganës, përcjell albinfo.ch.

“Rreth orës 16:00 është bastisur një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë ai.