Shqipëria
Shqipëria, e fundit në Evropë për kërkime shkencore
Në një kohë kur shkencat dhe inovacioni po zhvillohen me një ritëm të shpejtë, duket se Shqipëria po renditet e fundit në rajon për kërkim shkencor.
Studimi i prestigjiozes Science mat artikujt e botuar në të gjitha vendet e Evropës në fushën e fizikës, biologjisë, kimisë, matematikës, mjekësisë, bioteknologjisë, inxhinierisë dhe shkencave të tokës e hapësirës.
Sipas numrit të botimeve shkencore të publikuara, e cila funksionon si parametër të matjes së kërkimit shkencor, Shqipëria renditet e fundit në Evropë.
Shqipëria rezulton me 6 artikuj të botuar për 100 mijë individë, që përllogaritet si niveli më i ulët në gjithë Evropën.
Në një vështrim rajonal, kryeson Serbia me 69 artikuj për 100 mijë individë, Mali i Zi ndjek me 50, Maqedonia e Veriut me 21 dhe Kosova me 15.
Shqipëria ka treguar një mungesë të dukshme të investimeve në kërkim dhe zhvillim krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kjo ka sjellë një hendek të thellë në kapacitetin shkencor dhe inovativ të vendit.
Në një kohë kur shkenca dhe teknologjia luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe social, mungesa e përpjekjeve serioze për të fuqizuar këtë sektor po bëhet një pengesë e rëndë për Shqipërinë. Ndërkaq, vendet e tjera të rajonit po përfitojnë nga investimet e tyre në kërkim dhe zhvillim për të ndërtuar një ekonomi më inovative dhe të qëndrueshme.
Sipas ekspertëve të fushës, një nga problemet kryesore është edukimi shkencor i kufizuar dhe mungesa e programeve të specializuara në nivelet e larta të arsimit.
Studentët shqiptarë shpesh janë të detyruar të kërkojnë mundësi për shkollim dhe trajnim jashtë vendit për të përfituar nga njohuritë dhe teknikat më të fundit në fusha të ndryshme shkencore.
Gjithashtu, një tjetër problem që ka ndikuar në renditjen e ulët të Shqipërisë në kërkim shkencor është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e lidhjeve të dobishme me institucione dhe organizata të tjera shkencore. Kjo e ka bërë të vështirë pjesëmarrjen aktive të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë në projekte ndërkombëtare dhe shkëmbim të njohurive./monitor
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














