Kosova
Kosovë: Gratë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave
Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave, krahasuar me 74 për qind që zotërohen nga burrat.
Ndërsa, rreth 16 për qind e numrit gjithsej të llogarive bankare të biznesit në Kosovë janë në pronësi të grave, 82 për qind janë në pronësi të burrave dhe 2 për qind janë të regjistruar në bashkëpronësi.
“Gjetjet shpërfaqin një mungesë shqetësuese të përfaqësimit të grave si pronare biznesi në tregun financiar, duke treguar nevojën urgjente për ndërhyrje të synuara (siç janë masat afirmative) për të adresuar këto dallime”, thuhet në raport.
Raporti ka gjetur edhe se numri i llogarive bankare të biznesit që janë në pronësi të grave është i ulët.
“Rreth 16% e numrit gjithsej të llogarive bankare të biznesit në Kosovë janë në pronësi të grave, 82% janë në pronësi të burrave dhe 2% janë të regjistruar në bashkëpronësi. Bizneset në pronësi të grave në Kosovë kanë 2.4 herë më pak hua sesa ato në pronësi të burrave. Konkretisht, niveli i borxhit aktiv për bizneset në pronësi të grave është 642.6 milionë euro, ndërsa për burrat është 1.6 miliardë euro. Për më tepër, bizneset në pronësi të grave zotërojnë 14.2 herë më pak depozita se ato në pronësi të burrave, apo vetëm 111.9 milionë euro krahasuar me bizneset në pronësi të burrave që zotërojnë 1.58 miliardë euro depozita”, thekson raporti.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













