Kosova
Tahiri: Asociacion krijon një pushtet të tretë në Kosovë
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka ngritur shqetësmin se me draftin e ri të Asociacionit, i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë dhe i pranuar nga kryeministri, Albin Kurti krijohet një nivel i tretë i pushtetit.
“Ajo çka kemi parë tani nga drafti që duket të tjetër më i përafërt me draftin origjinal të Asociacionit që tashmë e kanë institucionet e Kosovës, e ka presidentja, kryeministri por jo deputetët dhe nuk kanë dijeni qytetarët. Për atë draft që po qarkullon ka mjaft shqetësime sepse po flasim për një shtrirje territoriale dhe një vetë menaxhim të komunitetit serb, po flasim për një organizim të tyre që formën e ka të Asociacionit, por përmbajtja është komplet tjetër”, u shpreh ai për Kosovapress.
Sipas tij askund në botë nuk implementohet një Asociacion i tillë.
“Gjithkund në botë merre e sheh një asociacion e sheh, pasi e drejta e asocimit garantohet edhe me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo ato janë çështje që nuk janë thelbësore për qeverisjen e një komune që i trajton asociacioni. Çështjet që i trajton Asociacioni janë më periferike dhe që mund t’i bashkojnë komunat në çështje të ndryshme, qoftë turizëm, sport, kulturor apo të tjera, por jo në vendimmarrje, jo në shëndetësi, arsim, zhvillim ekonomik dhe çështje të planifikimit urban dhe rural. Këto janë kompetenca janë të institucioneve lokale dhe qendrore. Të bartën kompetenca të tilla në një institucion është mjaft serioze pasi po krijohet një nivel i tretë i pushtetit, pasi po merr kompetenca nga niveli lokal dhe në anën tjetër ka komunikim direkt me Qeverinë e Kosovës”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Tahiri thotë se ai është kryeministri i parë që sjell një draft-statut për themelimin e Asociacionit.
“Ky është kryeministri që më së paku ka folur në Kuvendin e Kosovës për dialogun dhe është kryeministri i parë që ka sjell draft-statut për themelimin e Asociacionit. Ne nuk kemi pasur draft-statut në tavolinë nga asnjë kryeministër dhe kjo është hera e parë që ndodh që kryeministri jonë pajtohet për një draft dhe mbi të cilin ka disa vërejtje. Megjithatë drafti është i pranueshëm për kryeministrin”, shton ai, shkruan Kosovapress.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











