Lajme
Arsye për të ngrënë më shumë vezë
Edhe ushqimi shpesh është një modë. Nëse më parë vezët ishin të demonizuara, tani shihen si shpëtim. Kjo sepse kolesteroli i tyre është i mirë dhe kanë gjithashtu shumë veti të tjera.
Falë një kërkimi shkencor australian të publikuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’, është arritur në përfundimin se konsumimi i këtij ushqimi nuk shkakton rritje të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.
‘E rëndësishme është që të kuptojmë se si t’i integrojmë vezët në regjimin tonë ushqimor, thekson dietologia Amy Gorin në sajtin ‘Prevention’, pasi nëse konsumoni edhe ushqime të tjera me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura, atëherë nuk duhet ekzagjeruar, sidomos nëse vuani nga sëmundjet e zemrës ose hipertensioni.
Nga ana tjetër, vezët mund të bëjnë fare mirë pjesë tek një regjim ushqimor i shëndetshëm dhe i balancuar.’ Nëse ende nuk jeni të bindur, më poshtë keni disa arsye të vlefshme për t’i integruar vezët në menunë tuaj të përditshme.
Përmirësojnë shëndetin e trurit
Kolina është një nutrient thelbësor që luan një rol themelor për zhvillimin dhe funksionimin e trurit dhe organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë vetë (një grua ka nevojë për të paktën 425 mg kolinë në ditë, ndërsa një burrë për 550), ajo duhet të merret nga ushqimet dhe në këtë rast veza është një aleat i shkëlqyer, sepse një vezë e madhe e zier përmban 147 mg (pjesa më e madhe e saj qëndron tek e verdha).
Mbrojnë shikimin
Luteina dhe zeaxantina janë dy antioksidantë që gjenden tek retina, roli i të cilave është të filtrojnë dritën shumë të fortë duke mbrojtur kështu shëndetin e syve, madje edhe të sëmundjeve të lidhura me degjeneracionin makular. Edhe në këtë rast, organizmin nuk është në gjendje t’i prodhojë vetë këto antioksidantë, kështu që duhen asimiluar përmes ushqimit. Dhe vezët luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e tyre.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











