Kosova
Çështja e targave: Mbi 1.300 vetura janë konvertuar në RKS
Numri i qytetarëve në veri që i kanë konvertuar targat ilegale në ato RKS ka shkuar në 1.350.
Lajmin e ka konfirmuar për Kohën Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Konvertimi ka nisur tash e disa ditë, ndërkaq më 30 tetor Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pronarëve të automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, t’ua shtyjë afatin për riregjistrim në targa RKS, me benefite financiare, deri më 1 dhjetor.
Ndryshe, me vendimin e 28 tetorit të vitit të kaluar afati ishte deri më 21 prill të këtij viti, ndërsa Qeveria ka thënë se është zgjatur afati pas kërkesave të mëdha së fundi për regjistrim të automjeteve me targa RKS.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













