Lajme
Britani: 300 mijë grave do t’u ofrohet ilaç për reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit
Pothuajse 300 000 grave do t’u ofrohet një ilaç për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, njoftoi ditë më parë Shërbimi Shëndetësor Kombëtar anglez. (NHS).
Rreth 289 000 gra pas menopauzës në Angli, të cilat mendohet se kanë një rrezik të moderuar ose të lartë të kancerit të gjirit, do t’u ofrohet anastrozole në një përpjekje për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes.
Provat kanë treguar se ilaçi redukton rastet e kancerit të gjirit me 49% gjatë 11 viteve në mesin e grave të kualifikuara.
Zyrtarët kanë vlerësuar se nëse 25% e grave të kualifikuara në Angli e pranojnë ofertën, dhe gjysma e tyre e marrin ilaçin për pesë vitet e rekomanduara, atëherë do të parandalohen 2 000 raste të zhvillimit të kancerit të gjirit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se përveç trajtimit të kancerit të gjirit, anastrozoli, një terapi hormonale, gjithashtu mund të parandalojë rastet e kancerit të gjirit, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Ilaçi zakonisht përdoret për të trajtuar kancerin e gjirit, por është “ripërdorur” për të parandaluar gjithashtu rastet.
Ky është ilaçi i parë që kalon përmes Programit të Ripërdorimit të Barnave të NHS në Angli.
Anastrozoli u rekomandua për herë të parë si një opsion parandalues nga Institutit Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit (NICE), në vitin 2017, megjithatë, me trajtimin e palicensuar në këtë përdorim, përvetësimi ka mbetur i ulët.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










