Lajme
Pse duhet t’i konsumojmë hithrat?
Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme, përcjell albinfo.
Hithrat që rriten dhe nisin të lulëzojnë nga stina e pranverës e deri në vjeshtë janë shumë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm.
Po ashtu, nëse nuk e keni ditur, hithra përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike, gjë që nisi të përdorej fillimisht në Greqi dhe prej atëherë, njerëzit nisin të shpërfillin djegien që vjen si pasojë e kontaktit me lëkurën.
Hithra ndihmon metabolizmin dhe nxit sekretimin e lëngjeve të tretjes.
Po ashtu ndihmon për infeksionet e traktit urinar, pastron gjakun dhe trupin nga toksinat, ndihmon me sëmundjet e veshkave, inflamacionin e fishkëzës së tëmthit dhe ulçerën e stomakut.
Por të mirat e hithrave nuk mbarojnë këtu, transmeton Klan Kosova.
Hithrat ndihmojnë me problemet e ciklit menstrual, me pagjumësinë dhe sëmundjet e mushkërive.
Në kombinim me bimët e tjera, hithra mund të përdoret me sukses për të trajtuar leukeminë. Ndërsa njerëzit që vuajnë nga alergjitë duhet të pijnë çaj të hithrës.
Kjo është arsyeja pse duhet të nisim të mbledhim gjethet e hithrave dhe të fillojmë të përmirësojmë shëndetin tonë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










