Kosova
Talat Xhaferi: Ka potencial për njohjen e Kosovës nga Ukraina
Së fundmi, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se ka potencial për të menduar pozitivisht në njohjen e Kosovës nga Ukraina, përcjell albinfo.ch.
Xhaferi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë tha se aktualisht Ukraina për shkak të gjendjes së luftës nuk ka hapësirë të merret me çështjen e njohjes konkretisht, por shtoi se dërgon porosi se në një kontekst kohor mund të reflektoj në njohje të Kosovës.
“Unë si kryetar Parlamenti dhe si Kuvend jemi pjesë përbërëse e platformës së Krimesë me dimension parlamentar, është viti i dytë që funksionojmë, takimi i radhës ishte në Pragë, drejtpërdrejt nuk janë ngritur këto çështje për faktin që vetë Ukraina është në situatën, nuk e kanë luksin të merren në këtë moment me këtë çështje, në situatën kur brenda vetes ka gjithë ato aktivitete, por gjithsesi indirekt çojnë porosi apo merren porosi që në një kontekst kohor apo të raporteve mund të reflektojnë edhe atë, sepse mu për faktin e këtij konteksti, edhe bëhet arsyetimi i gjithë atij veprimi luftarak që ka ndërmarrë federata ruse në Ukrainë, kështu që unë mendoj që ka potencial atje për të menduar pozitivisht për këtë çështje.
Jo rastësisht çojnë porosi në këtë drejtim. Unë mendoj që është përgjigje e duhur, adekuate e institucioneve të Republikës së Kosovës kundrejt statusit dhe ndodhive në Ukrainë për të çuar porosi pa marrë parasysh raporteve oficiale të njohjeve reciproke, ndodhitë janë për t’i vlerësuar, për t’i dënuar ato që janë akte për t’u dënu veprimet e Federatës Ruse dhe mbështetje Ukrainës. Ajo është pikënisje e komunikimit, themi zyrtar, mes dy vendeve, pa marrë parasysh që oficialisht nuk e njohin njëra-tjetrën”, tha Xhaferi.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











