Kosova
Von Cramon: Një pjesë e madhe e provokimeve vijnë nga Serbia, Kosova ta formojë Asociacionin
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit është një bazë e mirë që synon “t’i mundësojë Kosovës t’i bëjë hapat e ardhshëm dhe të materializojë qëndrimin e saj proevropian, reformat e saj, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.
Von Cramon është shprehur se duhet të plotësohet një kusht dhe ai është që të bëhet propozimi për formimin e Asociacionit në një formë, përcjell albinfo.ch.
“Dhe, për sa kohë që kjo shkon kaq vështirë, që u nënshkrua dy herë, në vitin 2013 dhe 2015, sigurisht që i gjithë procesi ngec”, ka thënë ajo për DW.
Në anën tjetër, ajo deklaroi se nëse të dyja palët tregojnë një vullnet të caktuar politik për të arritur një kompromis, ne mund të bëjmë një hap të madh përpara.
“Një pjesë e madhe e provokimeve vijnë nga Serbia, për këtë sigurisht që nuk ka dyshim, por ne gjithashtu duhet ta shohim që edhe Kosova kontribuon në këtë”, ka thënë tutje ajo.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









