Kosova

Escobar: Nënshkrimi nuk do të thotë zbatim i marrëveshjes

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar janë detyrim ligjor për të dyja palët.

Sipas tij, nënshkrimi nuk ndikon në detyrimin që kanë për t’i zbatuar ato.

I pyetur se si do të vazhdohet pas qëndrimit pro të Kosovës dhe kundër të Serbisë, Escobar ka thënë për “Zërin e Amerikës” se deklaratat nuk pasqyrojnë realitetin, pasi ato marrëveshje janë ligjërisht të detyrueshme, përcjell albinfo.ch.