Kosova
Vuçiq i cilëson gënjeshtra pretendimet se ai do të nënshkruajë njohjen e Kosovës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka cilësuar si gënjeshtra pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”.
“Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare, ai ka këmbëngulur se “gjithmonë do t’i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë.
Ndryshe, partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova po i zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











