Kosova
Rritet kërkesa e serbëve për pajisje me pasaportën e Kosovës
Në komunat ku shumica e banorëve janë të komunitetit serb është rritur kërkesa për pasaportë të Kosovës.
Në periudhën nga 1 janari 2023 deri më 30 korrik 2023, numri i kërkesave për pasaportë të Kosovës është rritur për 97% në Leposaviq krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Më se 50% më shumë interesim është shënuar në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok, shkruan REL.
Qytetarët thonë se janë të interesuar të pajisen me pasaporta, në mënyrë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm të mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së që janë në zonën Shengen.
Sipas tyre, ata janë të përjashtuar nga regjimi pa viza i Serbisë, pra nuk munden dhe nuk do të mund të udhëtojnë në vendet e zonës Shengen me pasaportat e lëshuara nga Serbia.
Jellena nga Graçanica thotë se këtë javë do të shkojë të marrë pasaportën e Kosovës, në mënyrë që të mund të udhëtojë lirshëm në vendet e zonës Shengen.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kjo njëzetepesëvjeçare thotë se do të jetë pasaporta e saj e parë.
“Nuk më duhej deri tani, kur nuk mund të udhëtoja pa vizë dhe nuk kisha nerva të prisja në radhë para ambasadave”, thotë ajo për REL.
Mirjana nga Mitrovica e Veriut nuk ka pasaportë të Kosovës, por shton se po mendon ta marrë një të tillë.
“Të jem e sinqertë, nëse kjo (pasaporta e Kosovës) e bën të mundur dhe e bën më të lehtë udhëtimin, pse jo? Të gjithë e dimë se me çfarë përballen qytetarët e Kosovës kur bëhet fjalë për udhëtime, ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese”, thotë Mirjana, përcjell albinfo.ch.
Serbët nga Kosova kanë të drejtën e pasaportës së Serbisë, e cila ka marrë liberalizimin e vizave në vitin 2009. Mirëpo, me kërkesë të BE-së, është dashur të formojë një Administratë Koordinuese për lëshimin e pasaportave për ata që kanë adresë në Kosovë.
Regjimi pa viza nuk vlen për pasaportat e tilla, pra serbët nga Kosova me pasaportë serbe nuk mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












