Kosova
24 minatorë, në gjendje të rëndë shëndetësore nga greva në Trepçë
Gjatë ditës së sotme ka vazhduar greva e minatorëve në minierën e “Trepçës”, ku disa prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, teksa është bërë e ditur që sot kanë zhvilluar takim me zyrtarë nga qeveria.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, e ka konfirmuar lajmin për Klan Kosova, teksa tha se gjendja e minatorëve është e rënduar.
“Gjendja është shumë e rënduar. Dita e pestë e grevës dhe ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë. Jo, me kryeshefin dhe bordin nuk kemi pasur kontakt, por kemi zhvilluar një takim me të deleguarit nga qeveria. Takimi me ta është zhvilluar sot. Ata veç e kanë dëgjuar zërin tonë, nuk mund të them që presim diçka”, u shpreh ai.
Tutje ai ka komentuar deklaratat e pushtetit se pagat e minatorëve të Kosovës shkojnë deri në 1 mijë e 250 euro, për të cilat ka thënë se “ato paga ne s’i kemi parë as në ëndërr”, përcjell albinfo.ch.
“Brenda krejt vitit as 2-3 persona nuk kanë mundur të marrin një rrogë të tillë, pavarësisht benificioneve shtesë dhe nuk është reale. Ne nuk e kemi problemin me qeverinë, por ne kemi kërkesa sociale”, ka thënë ai.
Ndryshe, kërkesat e minatorëve janë që pagat e tyre të dalin në mes datës 6 dhe 10 të çdo muaji, të shkarkohet kryeshefi i “Trepçës” dhe të ketë sigurime shëndetësore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












