Kosova
Minatorët e Trepçës në grevë, rëndohet gjendja e tyre shëndetësore
Minatorët e Trepçës janë në ditën e dytë të grevës, me kërkesën për ekzekutimin e pagave.
Dy minatorë kanë kërkuar sot ndihmë mjekësore, pasi gjendja e tyre shëndetësore është keqësuar gjatë grevës që ata po e mbajnë.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, tha se të dy minatorët është dashur të barten me autoambulancë.
“Sot janë dy raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë transportuar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, por njëri ka këmbëngulur dhe i është kthyer grevës”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Minatorët kanë hyrë në grevë, ku po kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit, sigurime shëndetësore e kushte të punës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










