Lajme
Alarmohet se përdorimi i inteligjencës artificiale mund të çojë në kriza të reja
Kreu i Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC), Gary Gensler, dërgoi një paralajmërim shqetësues në lidhje me inteligjencën artificiale dhe tregjet financiare.
Në një bisedë me “Financial Times”, Gensler theksoi se inteligjenca artificiale po depërton shpejt dhe fuqishëm në industrinë financiare, por që, sipas tij, nuk do të ketë saktësisht një rezultat pozitiv.
Është pothuajse e pashmangshme që inteligjenca artificiale të çojë në krizën e ardhshme financiare dhe ekonomike, tha Gensler dhe u kërkoi rregullatorëve të marrin masa në kohë për të reduktuar rreziqet që mund të shkaktojë inteligjenca artificiale në sektorin financiar.
Ai shpjegoi se është më i shqetësuar që kompanitë e teknologjisë, të mëdha dhe të vogla, po zhvillojnë modele të inteligjencës artificiale që synojnë industrinë financiare që janë jashtë mbikëqyrjes së rregullatorëve financiarë.
Nëse kompanitë financiare fillojnë të përdorin ato modele, kjo mund të nënkuptojë se ato fillojnë të marrin të njëjtat vendime në të njëjtën kohë, gjë që, beson ai, mund të çojë në katastrofa të mundshme të tregut.
Unë mendoj se në të ardhmen do të kemi një krizë financiare … dhe në raportet pas kësaj njerëzit do të thonë “Aha!” Kishte ose një grumbullues të dhënash ose një model në të cilin ne u mbështetëm”, tha Gensler. Ai shtoi se nuk e di nëse kjo do të ndodhë në bursë apo ndoshta në tregun e hipotekave.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











