Lajme
Papa Françesku, mesazh për të rinjtë shqiptarë
Papa Françesku si rrallëherë ka dalë me një mesazh për të rinjtë shqiptarë. Mesazhi është një thirrje që të mos largohen jashtë shtetit, por të qëndrojnë në vendin e tyre për ta përmirësuar atë. “Atdheu ka nevojë për ju”, thotë ndër të tjera Papa.
“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mua”, dëgjohet Papa teksa thotë në video.
Videoja është publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësin, Arjan Dodaj.
“Papa Francesku e do shumë popullin tonë, Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që kërkova për ju, Papa Franceskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuese për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun e tyre, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, shkruan ai.
VIDEO:
https://fb.watch/nSiG4R347M/?mibextid=Nif5oz
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











