Kosova
Mbi 15 milionë euro eksport nga Kosova për në Austri në vitin 2022
Në Vjenë është mbajtur panairi i bizneseve shqiptare, ku të pranishme kanë qenë kompani shqiptare nga Austria, Zvicra, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria.
Kryetari i “Rrjetit të Bizneseve Diasporës Shqiptare në Austri”, Yll Blakaj, ka thënë se qëllimi i këtij panairi të katërt me radhë është bashkëpunimi i kompanive, rrjetëzimi dhe shtimi i eksportit dhe importit mes Kosovës dhe Austrisë.
“Panairi ka shkuar mirë. Sigurisht që presim rezultate në të ardhmen, është hera e katërt që mbahet panairi i bizneseve shqiptare. Motoja e panairit është që produktet nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina dhe Mali Zi të gjejnë tregun e tyre në Evropë. Kjo më së miri bëhet duke u takuar, duke pasur mundësi të bisedojnë me biznese shqiptare këtu. Eksporti në Kosovë është rritur 70%. Bizneset kanë nevojë për lidhje, me u taku”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Blakaj në një intervistë në emisionin “Përballje” ka thënë se niveli i kulturës së prodhimit në Kosovë po rritet dhe kualiteti po ngritet.
“Është shumë e veçantë edhe prania e deputetëve austriakë, të djathtës austriake, të cilët mbështesin biznesin këtu në Austri. Por, edhe Oda Ekonomike e Austrisë, dhe shumë institucione të tjera që na mbështesin. Niveli i kulturës së prodhimit në Kosovë po rritet, kualiteti po ngritet. Kompanitë që prodhojnë dhe eksportojnë kanë kualitet shumë të lartë. Kërkesa është shumë e madhe për produktet tona. Në vitin 2021 sipas të dhënave të Doganës së Kosovës ka pasur rreth 7 milionë euro eksport në Austri nga prodhuesit e Kosovës. Ndërsa në vitin 2022, mbi 15 milionë euro eksport”, tha mes tjerash Blakaj.
E-Diaspora
-
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Tubimi është paralajmëruar për të dielën, më 20 shtator, në Heldenplatz, duke nisur nga ora 14:00.... -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Jeta në Austri
-
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Tubimi është paralajmëruar për të dielën, më 20 shtator, në Heldenplatz, duke nisur nga ora 14:00.... -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen











