Kosova
Serwer: Vuçiq ka frikë se SHBA-ja dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për sulmin e 24 shtatorit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po përdor Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kontrolluar serbët në Kosovë.
Analisti amerikan dhe eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po përdor Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kontrolluar serbët në Kosovë.
Përmes një shkrimi në bllogun e tij, ai ka thënë se në Kosovë përpjekja e hapur politike e Vuçiqit për të kontrolluar popullsinë serbe kryhet përmes Listës Serbe, teksa sipas tij, Vuçiq po përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit dhe jo Prishtinës.
“Ne e pamë atë kombinim në vepër më 24 shtator, kur Lista Serbe dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë. Ai pa dyshim ka frikë se SHBA-ja dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më. Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiq për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










