Kosova
Presidentja e Kosovës nesër flet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Nju-Jorkut, ku në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit të 24 shtatorit, shkruan albinfo.ch.
“Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator. Ndër të tjera, Presidentja Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës”, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, para takimit të Këshillit të Sigurimit, Presidentja pritet të takohet dhe të koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.
Ndryshe, takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet nesër nga ora 21:00 me kohë të Kosovës, ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











