Kosova
Zëvendëskryeministri i Kosovës takohet me mërgatën në Francë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë ka organizuar mbrëmjen e djeshme pritje për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, me mërgatën në Francë, bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, shkruan albinfo.ch.
Bislimi ka bashkëbiseduar me mërgatën, ku përfshiheshin studentët dhe e sipërmarrësit, teksa në njoftim u tha se rëndësia dhe roli i tyre është kyç për vendin, teksa u theksua se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë diasporës.
“Njerëzit dhe profesionistët e duhur, në vendet e duhura, janë thelbësore për zhvillimin dhe përparimin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri të tërheqim profesionistë të talentuar, brenda dhe jashtë vendit. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi diasporën për gjithë kontributin e dhënë në Kosovë. Diaspora mbetet një pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










