Lajme
Plani i BE-së për uljen e ndotjes nga plastika
Bashkimi Evropian ka njoftuar plane të mëtejshme për të luftuar mikroplastikën dhe ndotjen që shkakton ajo në mjedis dhe në organizëm.
Propozimi, i cili trajton peletët e vegjël të përdorur në pothuajse të gjitha produktet plastike, synon të ulë ndotjen me 74% deri në vitin 2030. Në përgjithësi ky plan do të çonte në një reduktim prej 7% të ndotjes mikroplastike, sipas Komisionit Evropian.
Për komisionerët europianë, në thelb ambicia e parë e këtij plani është reduktimi në burim i ndotjes, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Pjesëzat e qëndrueshme të plastikës – të njohura edhe si gjilpëra, shkrihen dhe shndërrohen në produkte të përditshme, nga karriget e zyrës deri te shishet e ujit. Kjo i bën ato përhapen në mjedis në çdo fazë të zinxhirit të furnizimit.
Me kalimin e kohës, ato shpërbëhen në mikroplastikë që hahen dhe pihen nga njerëzit dhe kafshët. Komisioni vlerëson midis 52,000 dhe 184,000 tonë pelet plastike çdo vit lëshohen në mjedis në BE.
Operatorët prodhues dhe tregtarë do të njihen më këtë nismë, në mënyrë që të zbatojnë mekanizmin për një mjedis të pastër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












