Shqipëria
Macron 600 milionë euro për Shqipërinë: Integrimi juaj në BE, në të mirë të Europës
Para pak minutash, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk është një dhuratë për të, por një e mirë që i bëhet edhe Europës. Në konferencë për mediat, krah kryeministrit Edi Rama, Macron vuri në pah dëshirën për një ribashkim të Europës dhe pjesë themelore e saj do duhet të jetë edhe Shqipëria, përcjell albinfo.ch.
“Nuk është një dhuratë që i bëhet Shqipërisë, zgjerimi është mirë për ju, por edhe mirë për ne, sepse keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, për të çuar përpara me guxim përpara reformat, këtu vë re një dashuri për parimet themeluese të Europës sonë, këtë rrugë do ta kryeni, ne do ju shoqërojmë me respekt dhe prova dashurie, me investime”, tha ai.
Macron është shprehur kundër burokracive për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union.
“Nëse do kemi një Europë, kapitull pas kapitulli, unë dua që të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara”, përfundoi Macron.
Ai theksoi se deri më tani janë hedhur 210 milion euro për 4 projekte duke theksuar se dhe 600 milion euro do hidhen deri në vitin 2027 për projekte të reja sipas prioriteteve të vendit tonë.
“210 mln euro janë hedhur për 4 projekte dhe më shumë se 600 mln euro do hidhen deri në vitin 2027 për projekte të reja sipas prioriteteve tuaja. Axhenda dypalëshe po shtohet dhe vullneti ynë është për një marrëveshje që do ta strukturojë këtë marrëdhënie. Gëzohem për atë që kemi ndërtuar këto vite bashkë në luftën kundër kriminalitetit dhe trafikut. Keni qenë efikase në këtë fushë”, tha Macron.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











