Kosova
A do të ndëshkohet Serbia për sulmin në Banjskë?
Sulmi terrorist i Serbisë në Kosovë më 24 shtator duhet të ndëshkohet, vlerësojnë disa prej liderëve evropianë.
Si pasojë e sulmit të armatosur nga një grup terrorist serb, që udhëhiqej nga Milan Radoiçiq, u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti.
Dënimi i Serbisë përmes masave sanksionuese u kërkua nga ana e politikës kosovare dhe të njëjtën gjë pritet ta kërkojnë në formë zyrtare edhe Parlamenti Evropian, shkruan mediumi serb N1.
Sipas kësaj gazete, grupet më të mëdha politike në Parlamentin e Evropian kanë përfunduar draftet e propozimeve të tyre për një rezolutë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe sulmin e armatosur në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
Nga Partia Popullore Evropiane, apo siç njihen ndryshe (EPP), grupi politik më i madh në Parlamentin Evropian, janë të mendimit se duhet dënuar përkrahja që u ka dhënë Beogradi zyrtar autorëve të sulmit terrorist, por ata nuk do të insistojë në gjuhë të ashpër dhe dënime apriori ndaj Serbisë, për shkak të kundërshtimit të disa anëtarëve partiakë të grupit, që sipas gazetës vijnë kryesisht nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Sipas N1, EPP dhe të Gjelbrit (Greens/EFA) janë dakord që Serbia duhet të ndëshkohet, por vetëm nëse hetimi tregon lidhjen e shtetit me agresionin në Banjskë, ndërsa socialdemokratët besojnë se Serbia është de-facto përgjegjëse për ngjarjet e 24 shtatorit dhe se ajo duhet të dënohet menjëherë për këtë, si dhe për veprimet e mëparshme, të cilat sipas tyre, nuk kanë shkuar në favor të bashkëpunimit dhe qetësimit të situatës. Votimi i kësaj rezolute mund të ndodhë në seancën e radhës të 19 tetorit, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










