Lajme
Muzeu i Louvrit evakuohet pas kërcënimit me bombë
Muzeu i Louvrit në Paris është mbyllur pasditën e sotme, teksa i ka evakuuar të gjithë vizitorët dhe stafin, pas një kërcënimi me bombë.
Sipas njoftimit, zyrtarët e muzeut kanë thënë se rasti lidhet me vendimin e Qeverisë franceze për ta rritur nivelin e sigurisë, pas sulmit të së premtes në një shkollë, ku një mësues është vrarë nga sulmi me thikë dhe dy persona të tjerë janë plagosur, shkruan TheGuardian.
Në anën tjetër, shërbimi për Komunikime i Muzeut të Louvrit ka njoftuar se askush nuk është plagosur dhe nuk është raportuar për ndonjë incident, ndërsa policia në Paris ka thënë se është duke kryer hetime për rastin, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, ky muze, mirëpret nga 30 deri në 40 mijë vizitorë në ditë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














