Kosova
Hovenier për sulmin në Banjskë: Armët e tilla nuk mund të blihen në tregun lokal
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se individët që morën pjesë në sulmin në Banjskë posedonin armë të sofistikuara, të cilat, sipas tij, nuk mund të blihen në tregun lokal, por duhet strukturë shtetërore për ofrimin e tyre.
“Këta individë, të gjithë serbë etnikë, me sa dimë, kishin qasje dhe posedonin armë të sofistikuara që nuk mund t’i blini në tregun lokal. Ju duhet një lloj strukture, zakonisht strukturë shtetërore që ua ofron. Ne e dimë se pjesa më e madhe e materialit që ata lanë pas ishte me origjinë serbe. E dimë se një individ, z. Milan Radoiçiq, i cili ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe, bëri një deklaratë publike përmes avokatit të tij, duke marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se ai kishte organizuar sulmin dhe kishte marrë pjesë në të. Këto janë gjërat që ne i dimë tani dhe po përpiqemi të kuptojmë më shumë. Ne e dimë se kjo nuk mund të ndodhte vetëm spontanisht. Pra, siç e kam thënë edhe më parë, pas kësaj kishte struktura ose organizata. Ajo që ne ende po përpiqemi të kuptojmë është saktësisht se si funksionoi”, ka thënë ai për VOA.
Tutje, sipas tij, situata e sigurisë në veri të Kosovës është ende shqetësuese.
“Siç mund ta keni dëgjuar dje gjatë ndërrimit të komandës së KFOR-it, admirali Munch, komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli bëri të ditur se nga 24 shtatori, NATO-ja ka trefishuar numrin e patrullimeve. Këshilli i Atlantikut të Veriut mori vendim për të rritur ndjeshëm numrin e forcave të KFOR-it. Ne e marrim këtë seriozisht. Situatën aktuale do ta karakterizoja si të brishtë, por të qetë apo më të qetë. Por ju e dini, ka një brishtësi dhe ne jemi shumë të përqendruar për të menaxhuar situatën dhe të përpiqemi të shmangim incidente të tjera që mund të çojnë në dhunë e që do të ndikonin, do të kërcënonin popullsinë civile atje, por edhe forcat e ligjshme të sigurisë atje, policinë e Kosovës dhe sigurisht edhe praninë ndërkombëtare”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Ai ndër të tjera ka shtuar se Shtetet e Bashkuara besojnë që autoritetet e Kosovës kanë përgjegjësi për ta zbatuar ligjin.
“Jemi të shqetësuar për çdo veprim që do të destabilizonte situatën në veri. Jemi të shqetësuar për çdo veprim që rezulton në individë të armatosur dhe të trajnuar që veprojnë në një mënyrë që është në kundërshtim me rendin ligjor. Ne besojmë se ky është territor sovran i Kosovës. Besojmë se autoritetet e Kosovës kanë përgjegjësinë për të zbatuar ligjin. Pra, ne e marrim atë shumë seriozisht”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare










