Shqipëria
“Fytyra me shqiponjë”, tifozi nga Struga që jeton në Zvicër bëhet me pasaportë shqiptare
I njohur si “fytyra me shqiponjë”, tifozi Besmir Limani, nga fshati Tatesh i Strugës, i cili jeton në Zvicër, është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka falënderuar edhe Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, shkruan albinfo.ch.
Nëpër afro 40 ndeshje të Kombëtares së Shqipërisë, që i ka ndjekur nëpër stadiume të ndryshme të Evropës, ai ka pasur fytyrën e pikturuar me ngjyrën e kuqe të flamurit dhe shqiponjën e zezë.
“I nderuari Ministër. Të faleminderit publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare. Në Gjermani Euro 2024, unë Besmir Limani ‘Fytyra me shqiponj’ udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi! I Juaji B.Limani”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













