Kosova
Ministri letonez thotë se nuk ka konsensus për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Ministri letonez i Punëve të Jashtme, Krisjanis Karins, është shprehur se nuk ka konsensus brenda ministrave të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.
Ai është shprehur se Letonia e përkrah anëtarësimin e Kosovës, por sipas tij, duhet ende “të kemi përshtypje të ngjashme” nga shtetet e tjera anëtare.
“Në lidhje me sulmet terroriste të 24 shtatorit 2023, realiteti është që në tavolinën e ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka konsensus. Po ashtu akoma nuk ka konsensus në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja e kësaj Asambleje është opinioni duhet t’i paraqitet Këshillit, meqë ne në Këshill të Ministrave, në lidhje me shumë çështje, përfshirë edhe këtë, operojmë mbi baza konsensuale”, ka deklaruar ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë sa u përket sulmeve në veri është shprehur se nëse vërtetohet se ka pasur përfshirje nga jashtë, kjo do ta bëjë “edhe më shqetësuese situatën”.
“Do të theksoja që pikëpamja ime si ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë është që natyrisht të ndërmerret hetimi, dhe nëse del të jetë e vërtetë që ka pasur përfshirje nga jashtë, si sulm i organizuar nga një shtet, apo vetë shteti, kjo e bën edhe më shqetësuese. Vendi im e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ne e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Bashkimin Evropian, si demokraci, por 34 nga ne në këtë Këshill duhet gjithashtu të kemi përshtypje të ngjashme, si dhe 12 që nuk janë këtu. Pra është një proces, dhe si ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë do të vazhdoj në këtë proces, përderisa në presidencën e Këshillit të Evropës do të vazhdoj të punoj në këtë drejtim”, ka shtuar tutje ai, shkruan koha.net.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










