Lajme
Gështenjat, me shumë vlera ushqyese
Gështenjat janë fruta me vlera ushqyese dhe kundërindikacione, që i kanë bërë ato të famshme në gjithë botën. Origjina e vjetër e gështenjave është e lidhur me romakët dhe grekët, të cilët të mirat ushqyese të kësaj frute i vlerësonin që në atë kohë, përcjell albinfo.ch.
Gështenjat janë fruta me vlera ushqyese, prandaj edhe janë të kërkuara në gjithë botën. Origjina e vjetër e gështenjave është e lidhur me romakët dhe grekët, të cilët të mirat ushqyese të kësaj frute i vlerësonin që në atë kohë.
Frutat e thata janë vërtet të çmueshme nga pikëpamja ushqimore për shëndetin e organizmit dhe këtu bëjnë pjesë edhe gështenjat.
Por cilat janë karakteristikat e tyre?
Gështenjat janë të pasura me vitaminë E
Bëhet fjalë për substanca të posaçme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të qarkullimit të gjakut, që sjellin përfitime të dukshme për zemrën. Prezenca e magnezit ndihmon në rregullimin e nivelit të kalciumit në gjak dhe rrjedhimisht edhe në shëndetin e zemrës dhe të muskujve, duke i forcuar ato.
Vitamina E dhe magnezi parandalojnë problemet e zemrës Rrezikun për ndonjë infarkt apo shfaqjen e llojeve të caktuara të tumoreve.
Vitamina E dhe acidet yndyrore, gjithnjë në veprim mbrojtës për lëkurën
Ekziston, për shembull, vaji i gështenjave për kurimin e flokëve dhe të lëkurës, i cili është në gjendje të parandalojë dehidratimin, ndërsa dhe i forcon ato, falë të mirave zbutëse dhe tonifikuese që zotëron.
Gështenjat, falë pranisë së magnezit dhe të fibrave, favorizojnë tretjen e mirë, transitin intestinal dhe eliminimin e toksinave, përveçse e ndihmojnë metabolizmin me proteina dhe karbohidrate.
Vitamina E konsiderohet si një antioksidant natyral dhe si i tillë është në gjendje të ngadalësojë plakjen e shpejtë dhe të kundërshtojë veprimin e radikaleve të lira. Gështenjat nuk përmbajnë gluteinë dhe për këtë ato përcaktohen në ushqyerjen e kujtdo që vuan nga problemet me zorrët.
Gështenjat përmbajnë acide yndyrore esenciale si Omega 6 dhe Omega 3, të cilat janë në gjendje të thithin nivelet e kolesterolit LDL, si dhe acid oleik, i cili shërben për të ngritur nivelet e kolesterolit të “mirë” HDL.
Magnezi i pranishëm te gështenjat lufton lodhjen, dhembjen e barkut, si dhe dobësinë e përgjithshme trupore. Konsumimi i gështenjave, ndër të tjera, është i përshtatshëm edhe për plotësuar ndonjë mangësi në organizëm, si dhe për të luftuar aneminë.
Prezenca e vitaminave të grupit B ndikojnë në largimin e stresit dhe ankthit, ndërsa luftojnë edhe depresionin, që reflekton simptoma të ndryshme. Gështenjat, ndër të tjera, janë në gjendje të luftojnë edhe lodhjen: falë prezencës së fibrave, ato kanë edhe të mira laksative apo pastruese.
Gështenjat janë një burim i pasur me kripëra minerale: janë të pranishme sasi të duhura të magnezit, potasit, fosforit, magnezit, kalciumit, hekurit, zinkut dhe të selenit. Kjo lloj frute e thatë, përveçse përmban vitamina (A, ato të grupit B, vitaminën E, K dhe J), ka edhe betakaroten, sakaroz, aminoacide të ndryshme, ujë, proteina dhe fibra. Ndër të tjera, gështenjat janë një ushqim shumë kalorik: flitet për rreth 628 kalori në çdo 100 gramë.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










