Lajme
Lufta e përjetshme për ‘tokën e shenjtë’, historia e konfliktit Izrael-Palestinë
“Portat e ferrit” janë hapur. Militantët palestinezë të Hamasit nisën një sulm të armatosur ndaj Izraelit në Gaza me mjete të varfra, si deltaplanë, gomone dhe fuoristrada. Operacioni “Tajfuni” zuri në befasi sistemet e sofistikuara të mbrojtjes së shtetit hebre.
Megjithatë, reagimi i furishëm pasoi përmes operacionit “Shpatat e Hekurta” dhe me shpalljen e një lufte.
Mirëpo, data e nisjes së ofensivës palestineze nuk është rastësore, pasi përkon me luftën e Yom Kipurit, e njohur gjithashtu si Lufta e Ramazanit, e Tetorit, Lufta e katërt Arabo-Izraelite, që ishte një konflikt i armatosur i zhvilluar nga 6 deri më 25 tetor 1973 midis Izraelit dhe një koalicioni shtetesh arabe, të udhëhequra nga Egjipti dhe Siria. Pjesa më e madhe e luftimeve midis dy palëve u zhvillua në Gadishullin Sinai dhe Lartësitë e Golanit, të dyja të pushtuara nga Izraeli më 1967. Objektivi fillestar i Egjiptit në luftë ishte të kapte një terren në bregun lindor të Kanalit të Suezit dhe më pas të përdorte këto përfitime për të negociuar kthimin e pjesës tjetër të Gadishullit Sinai të pushtuar nga Izraeli.
Pas shpërthimit të armiqësive, si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Sovjetik filluan përpjekjet masive të furnizimit me aleatët e tyre përkatës gjatë luftës, gjë që çoi në një konfrontim pothuajse midis dy superfuqive të armatosura bërthamore.
Megjithatë, pikënisja e konfliktit shumë të gjatë dhe asnjëherë të mbyllur mes Palestinës dhe Izraelit do të ishte 29 nëntori i vitit 1947. Kjo datë shënon një vendim të OKB-së që ta ndante atë territor të Palestinës në dy shtete, një arab dhe tjetri izraelit, por në një mbikëqyrje shumë të rreptë të ndërkombëtarëve.
Pikërisht një ditë pas këtij vendimi, që nuk u prit mirë nga palestinezët, u vranë 7 hebrenj në një sulm ndaj disa autobusëve izraelitë. Ky do te quhej edhe incidenti i parë i arabëve ndaj izrealitëve që do të sillte më vonë edhe një luftë civile të gjatë. Në fakt, ky do të ishte një sulm në formë hakmarrje ndaj vrasjes së një familje arabe që dyshoheshin se ishin informatorë britanikë. Sipas politologëve, pikërisht politika britanike solli pakënaqësitë mes te dy komuniteve në atë zonë.
Por, një ditë pas deklaratës së pavarësisë së Izraelit nga OKB-ja, konflikti do të merrte përmasa shumë të mëdha edhe politike, për t’u shndërruar në atë që e njohim si lufta izraelito-palestineze, e cila ka përjetuar ndër vite përshkallëzim, armëpushime dhe sërish konflikte, por asnjëherë zgjidhje përfundimtare.
Për të udhëtuar edhe më tej në lashtësi, zanafilla buron nga pretendimi se cili popull është autokton apo më i lashti në tokën e shenjtë. Hebrenjtë pretendojnë se ata thjesht po kthehen në rrënjët e tyre, duke e zbërthyer orën në kohët e Dhiatës së Vjetër. Madje izraelitët pretendojnë se kanë jetuar në atë territor të paktën 3700 vjet më parë, ndërsa janë detyruar të zhvendosen në vitin 70 pas Krishtit, sepse Romakët shkatërruan tempullin e dytë të tyre në Jeruzalem. Gjithashtu izraelitët besojnë se termi “Palestinë” besohet se rrjedh nga filistinët, një popull i Egjeut, i cili, në shekullin e 12-të para Krishtit u vendos përgjatë fushës bregdetare të Mesdheut të asaj që tani është Izraeli dhe Rripi i Gazës.
E vërteta për Palestinezët është plotësisht ndryshe.
Ata pretendojnë se kanë qenë aty që nga fillesat e njerëzimit dhe më pas janë përzierë më të gjitha formacionet e emigrimeve përgjatë shekujve, nga Mesdheu e deri të vendet arabe. Duke iu referuar po të njëjtit libër të shenjtë në të cilin besojnë vetë hebrenjtë, palestinezët besojnë se ky popull i përket një grupi skllevërish të dëbuar nga Egjipti i perudhës faraonike./cnn
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












