Muzikë
Shuma marramendëse që Dua Lipa ka fituar në javë gjatë një viti
Tashmë dihet se pasuria e Dua Lipës ka pësuar një rritje të lartë gjatë 2022-ës, me 154 mijë funte në javë të fituara derisa ajo ka bërë investime në prona dhe paratë e tjera i ka fituar nga shitja e biletave në turne, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se “pop princesha” Dua Lipa është më e pasur së sa shumë pjesëtarë të oborrit mbretëror.
Këngëtarja kosovare që ka lindur në Londër ka pasur një rritje të pasurisë prej 154 mijë funtesh në javë vitin e fundit – derisa ajo ka bërë investime të mençura si dhe për shkak të turneut të saj të suksesshëm.
Asetet neto për “krijimet e saj artistike” që i takojnë kompanisë së saj Radical kanë arritur deri në 30 milionë funte, 21.7 milionë funte më shumë së vitit 2021, sipas një raporti të publilkuar këtë javë.
Por, paratë që ajo ka fituar nuk kanë ardhur vetëm nga turneu i saj Future Nostalfia, që ka kontribuar më së shumti në rritjen e pasurisë së saj. Portofoli i saj u rrit edhe nga aksionet që nga 3 milionë funte shkuan në 13 milionë, ku ajo bëri një blerje të mençur të një prone afër St Pancras Station për 1.5 milionë funte, thonë llogaritë e saj.
Kompania, e cila më parë quhej Dua Lipa Ltd deri në vitin e fundit, por që tani ka ndryshuar në Radical 22, kanalizon fitime nga honoraret, përqindja e të drejtave të autorit, paraqitjet e saj “live” dhe investimet.
Turneu i saj 91-ditor që zgjati nga shkurti deri në nëntor vitin e kaluar ka pasur qarkullim më shumë së 83 milionë funte dhe është përcjellë më shumë së nga 1.3 milionë fansa.
Këngëtarja e hitit “New Rules” pritet të lansojë albumin e saj të tretë në fillim të vitit të ardhshëm dhe duket se pasuria e saj ka pasur rritje edhe këtë vit.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












