Lajme
Vlerat e jashtëzakonshme të kungullit dhe përfitimet e tij
Kungulli është shumë më shumë se një dekorim i bukur për shtëpinë gjatë Halloween-it, ose sezonit të vjeshtës. Është një perime e jashtëzakonshme, e varfër në sheqerna dhe e pasur në vitamina dhe minerale, përcjell albinfo.ch.
Ashtu si të gjitha perimet me ngjyrë të verdhë, edhe kungulli është i pasur me vitaminë A. Është veçanërisht i përshtatshëm për dieta, sepse ka një përmbajtje shumë të ulët te karbohidrateve. Kungulli ka rreth 95% ujë, për këtë arsye mund të përfshihet në dietën e përditshme të personave që duan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë peshës trupore.
Nese konsumojmë kungull përfitojmë rreth 20% të vlerës së përditshme të vitaminës C, 10% ose më shumë të vitaminës E, kalium, bakri dhe mangan, 5% e tiaminës, hekur dhe fosfor.
Kungulli është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare: Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarktit, por dhe redukton e parandalon formimin e gurëve në veshka.
Antioksidantët, vitamina C, vitamina E dhe beta-karotene që përmban kjo perime fantastike janë të rëndësishme për shëndetin e syve dhe ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira.
Përveç se në kuzhinë, kungulli është përdorur shpesh si një ilaç bukurie i pasur me antioksidantë, është mjaft i mirë për të luftuar plakjen e lëkurës, por edhe për forcimin e flokëve dhe thonjve. Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












