Lajme
Çmimi Nobel për mjekësinë shkon për shkencëtarët që krijuan vaksinat anti-Covid
Shkencëtarët që dhanë një kontribut të madh në mposhtjen e pandemisë Covid-19 fituan çmimin Nobel për Mjekësinë. Akademia prestigjioze suedeze vlerësoi hungarezen, Katalin Karikò dhe amerikanin Drew Weissman për vendosjen e themeleve për vaksinat me përçues mesazhi mRNA, që bënë të mundur vaksinat kundër koronavirusit.
“Falë zbulimeve të tyre novatore, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht të kuptuarit tonë se si ndërvepron mRNA me sistemin tonë imunitar, të dy shkencëtarët kanë kontribuar në një ritëm të paprecedentë të zhvillimit të vaksinave gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha shëndetësore të njeriut në kohët moderne”, shkruan akademia Nobel, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Teknologjia e zhvilluar nga dyshja ishte eksperimentale përpara pandemisë, por tani po u jepet miliona personave në mbarë botën. E njëjta metodë me mRNA po testohet edhe për sëmundje të tjera, përfshirë kancerin. Vaksinat me atë lloj teknologjie trajnojnë sistemin imunitar për të njohur dhe luftuar kërcënime si viruset apo bakteret e dëmshme.
Vaksinat tradicionale kanë funksionuar në bazë të versioneve të dobësuara apo të vdekura të virusit origjinal ose të baktereve, ose duke përdorur fragmente të agjentëve infektues. Vaksinat me mRNA përdorin një qasje komplet tjetër.
Shkencëtarët Kariko dhe Weissman u takuan fillimisht në vitet ‘90, ku nisën punën në universitetin e Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata do të ndajnë 11 milionë korona suedeze (rreth një milion dollarë). Fituesit e Nobelit për Fizikën do të shpallen të martën dhe për Kiminë të mërkurën. Të enjten radha është e Letërsisë, të premten vlerësohet njerëzit e Paqes dhe ndarja e vlerësimeve prestigjioze mbyllet të hënën me Ekonominë.
E-Diaspora
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën, me kërkesë të...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?