Kosova
Kërkesat e komunave të Kosovës drejtuar Qeverisë
Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Pas takimit, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka thënë se në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryetarët e komunave ka përsëritur edhe një herë kërkesat e tyre.
“Këto propozime e rrjedhimisht edhe zgjidhjet për to, ndikojnë në shkallë të gjerë e rrënjësisht, në përditshmërinë e punës së pushtetit lokal e që po ashtu, të tillat janë jo në kompetencën e vendimmarrjes sonë, por të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Në emër të komunave, ai ka paraqitur kërkesat për Qeverinë Kurti.
“1. Themelimi i Grantit të Katërt që do të krijojë barazi për komunat e Kosovës.
- Përshpejtimi i procedurave në nxjerrjen e akteve nënligjore (në bazë të Ligjit të ri për Zyrtarët Publikë) që rregullojnë procedurat e rekrutimit në komuna, me theks lejimin e listës pritëse në arsim dhe shëndetësisë.
- Kthimin e pronave të menaxhuara aktualisht nga Agjencia Kosovare e Pronave, në menaxhim të komunave, prona këto që janë përcaktuar dhe të shpallura nga komunat për interes publik e për të cilat komunat i kanë nisur procedurat e projekteve dhe kanë njoftuar me shkrim nivelin qendror.
- Të krijohen mekanizma ligjorë për bartjen e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve për zhvillim të projekteve si dhe në raste të tjera të ketë shmangie të procedurave burokratike për dhënien e lejeve për zhvillim të projekteve komunale, të cilat bartin interesin publik mbi të gjitha.
- Të mos lejohet që Zonat Ekonomike në komuna të kalojnë në përgjegjësi të nivelit qendror, por të vazhdojnë të administrohen nga komunat. 6. Të rikthehet Projektligji për Prokurimin Publik për plotësim ndryshime, sepse aktualisht po shkakton telashe e vonesa në nivelin lokal në kryerje të shumë punëve e zhvillimin e projekteve”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









