Kosova

Kurti: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së dielës, ka deklaruar se sulmuesit që kryen sulmet, të dielën e 24 shtatorit, janë trajnuar në Pasuljanske Livade, që është një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe.

“Në pamje: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, ka shkruar ai në Twitter, përcjell albinfo.ch.