Lajme
Njihuni me vlerat ushqyese të thanave
Thanat janë fruta me vlera të larta ushqyese dhe janë shumë të mira edhe për trajtimin e disa sëmundjeve, një prej të cilave është diabeti.
Dy mënyra shumë efektive, për përdorimin e thanave për ta parandaluar diabetin janë paraqitur nga Agroweb:
15 kokrra thana në ditë: Sipas ekspertëve, 15 kokrra thana në ditë, janë kura natyrale për luftimin e diabetit.
Lëngu i thanave: Për përgatitjen e kësaj kure duhet të përdorni 1 kg thana dhe 25 litra ujë. Pastaj duhet të bëhet zierja e tyre për një orë rresht dhe pasi të ftohet, të konsumohet në formë lëngu.
Disa përdorime të tjera të thanës janë edhe për të ulur temperaturën, si dhe për luftimin e disa çrregullimeve të zorrëve. Ato mund ta shërojnë edhe diarrenë. Thanat mund të ruhen në frigorifer për një kohë të gjatë, sepse nuk i humbin vlerat e tyre.
Kokrrat e kuqe të thanës mbartin shumë avantazhe shëndetësore. Fruta është bujare në vlera mjekësore, shëndetësore dhe ushqyese. Në rastin e gjakderdhjes së tepruar, ngrënia e kësaj frute shkakton kontraktimin e muskujve dhe indeve dhe rrjedhimisht parandalimin e kësaj simptome.
Fruta pakëson ndikimin e temperaturës në organizëm dhe e ul atë në nivele normale. Lëvorja e pemës dhe frutat e saj janë të dobishëm në rikthimin e ushqyesve të humbur nga organizmi. Vlerat e frutës shkojnë përtej sidomos për trajtimin e shqetësimeve me zorrët, ethet apo kolerës. Lulet e thanës përdoren edhe për trajtimin e diaresë.
Frutat e thanës kurojnë dhe shërojnë një sërë problemesh shëndetësore, siç janë: dhimbjet e poshtme të mesit, dhimbjen e gjunjve, marramendjen, urinimin e tepërt, tringëlllimin e veshëve, mëlçinë, djersitjen e tepërt, rrahjet e çrregullta të zemrës, çrregullimet e ciklit menstrual, krizat e nervave e shumë të tjera.
Kokrrat e kuqe të thanës përdoren edhe për trajtimin e etheve dhe shqetësimeve të zorrëve. Vlerat e thanës e bëjnë atë të dobishme edhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











