Kosova
Zëdhënësi i BE-së: Në Kosovë është krijuar situatë e rrezikshme
Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin e ditës së diel në Banjskë të Zveçanit, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka deklaruar se situata duhet të depërshkallëzohet dhe përmes dialogut të gjendet një rrugëdalje nga krizat e vazhdueshme.
Stano në konferencën e sotme për media në Bruksel është shprehur se në Kosovë është krijuar një situatë shumë e rrezikshme, përcjell albinfo.ch.
“BE-ja është shumë e qartë, ne jemi ndërmjetës. Të dyja palët duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe rruga e tyre është përmes dialogut. Ne nuk duhet të merremi me kriza të rrezikshme siç kemi tani, por duhet t’i ndihmojmë ata. Të gjitha këto janë thënë shumë qartë në njoftimin e anëtarëve të BE-së se si duhet të sillen për të hyrë në BE”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian nuk ka treguar nëse BE-ja do të vendosë masa ndëshkuese edhe për Serbinë.
“Masat e vendosura për Kosovën nuk janë sanksione, kemi thënë që në fillim se BE-ja e ka pasur të qartë se masat janë të përkohshme, nëse BE-ja gjen arsye, do t’i prezantojë edhe Serbisë”, ka thënë ai.
Sa i përket takimit të radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ai ka deklaruar se palët do të ftohen kur të jetë e përshtatshme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












