Kosova
Sarrazin pas takimit me Kurtin: Dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një deklarim për media e ka quajtur sulmin e djeshëm “kriminal dhe terrorist”, përcjell albinfo.ch.
“Për mua është e rëndësishme që të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Dje ka qenë një situatë e tmerrshme. Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu që të shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen e policit të vrarë dhe gjithë Kosovës. Në këtë situatë qëndrojmë krah jush”, tha Sarrazin.
Ndryshe, vizita e tij vjen pas sulmeve të djeshme ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, teksa Gjermania dje dënoi sulmet dhe u paralajmërua vizita e Sarrazin në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










