Kosova

Ditë zie në Kosovë

Presidentja Osmani ka shpallur ditën e hënë (sot) ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Zija shtetërore do të jetë në fuqi gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, thuhet në njoftimin e presidencës.

Me këtë rast, flamujt do të ulen në gjysmë shtize, në ndërtesat publike.

Një pjesëtar i policisë së Kosovës u vra pas një sulmi nga grupi terrorist në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Dy policë të tjerë janë plagosur, një është lënduar lehtë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 6 persona të lidhur me sulmin. Dy persona të uniformuar që sulmuan policinë dhe katër të tjerë që u erdhën atyre në ndihmë.

Po ashtu, policia njofton edhe për tre të vdekur, anëtarë të grupit terrorist.