Kosova
Abdixhiku: Sulmet e bandave kriminale e terroriste nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës, duke e cilësuar si sulm terrorist.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka shkruar se këto sulme nga bandat kriminale me adresë në Beograd, nuk mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë dhe vetë sovranitetit, përcjell albinfo.ch.
“Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vetë sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësisë të sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, ai u shpreh se Kosovës në këto momente i duhet miqtë dhe aleatët.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










