Lajme
Nuk ndalen emigrantët drejt Italisë
Dhjetëra barka zbarkojnë në Lampedusa
Raportohet se në ishullin mesdhetar italian Lampeduza po mbërrijnë vazhdimisht barka me migrantë dhe gjendja mbetet e tensionuar prej fluksit. Brenda pak orësh përsëri zbarkuan barka me migrantë nga Afrika në këtë ishull. Autoritet, sipas të dhënave të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, kanë regjistruar më shumë se 700 të sapoardhur.
Të mërkurën (20.09) mbërritën 20 barka, shumica me tunizianë. Strehimorja e pritjes së migrantëve në ishull është e mbingarkuar me mbi 1100 migrantë, përcjell albifo.ch.
Thuhet se ishulli i vogël mes Sicilisë dhe Afrikës së Veriut që prej vitesh është një ndër pikat problematike të migracionit drejt Europës. Javën e kaluar mijëra migrantë zbarkuan në këtë ishull me anije të nisura nga Afrika e Veriut – brenda një dite zbarkuan mbi 5000 vetë, Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Që nga fillimi i vitit në Itali, sipas Ministrisë së Brendshme, kanë mbërritur rreth 130.000 migrantë. Kjo shifër është gati dy herë më shumë se gjatë gjithë vitit 2022.
Meloni do një “luftë globale” kundër migracionit
Kjo temë ishte ndër çështjet kryesore në prezantimin e parë tëkryeministres të së djathtës radikale, Giorgia Meloni, përpara OKB-së në Nju Jork. Në debatin e Asamblesë së Përgjithshme ajo bëri thirrje në mënyrë të përsëritur ndaj shteteve të tjera, që ta ndihmojnë Italinë, dhe i kërkoi OKB-së që të ndërmarrë një “luftë globale” kundër tregtisë me njerëz. “Unë jam e bindur se është detyra e kësaj organizate t’u shpallë luftën globale kontrabandistëve të migracionit pa hipokrizi dhe kompromise”, tha Meloni. Italia është e gatshme të qëndrojë “në vijën e parë të frontit”.
Frontex deklaron mbështetje më të fortë
Pavarësisht kësaj, Agjencia Evropiane e Mbrojtjes së Kufijve, Frontex, ka deklaruar se do të mbështesë më fort Italinë. Frontex mendon të angazhojë më shumë personel në terren dhe ka vendosur ndërkohë, që të dyfishojë orët e fluturimit mbi Mesdheun qendror, thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie. Grupet e ekspertëve duhet të dërgohen ne portet e Reggio Calabrias dhe Mesinës, për të ndihmuar në regjistrimin dhe identifikimin e migrantëve. Agjencia propozoi gjithashtu, që t’u ndihmojë autoriteteve italiane me “imazhe shtesë satelitore nga zonat më të rëndësishme të nisjes së migrantëve nga Tunizia”. Shefi i Frontex-it, Hans Leijtens, theksoi, se kemi të bëjmë jo vetëm “me një sfidë për Italinë, por me një sfidë për mbarë Europën”.
Migrantë mbërrijnë edhe në Egje dhe në Qipro
Edhe në Greqi dhe në Republikën e Qipros, që është pjesë e BE-së, po rritet numri i migrantëve që mbërrijnë vazhdimisht. Në brigjet e Qipros truproja bregdetare kapi 115 migrantë. Ata ishin nisur me barka nga Siria, njoftoi radioja qipriote duke iu referuar të dhënave të policisë së portit. Sipas truprojës bregdetare të Greqisë, në 24 orët e fundit kanë zbarkuar në ishujt Lesbos dhe Samos 175 vetë. Kapacitetet e kampeve të regjisrimit në ishujt Samos dhe Leros janë tejkaluar.
Sipas të dhënave të Organizatës së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), edhe në Greqi numri i migrantëve që kanë mbërritur sivjet është rritur në krahasim me vitin 2022: Deri më 17 shtator, sipas këtyre të dhënave, përmes rrugëve tokësore ose detare nga Turqia në Greqi kanë mbërritur 25.516 vetë. Gjatë gjithë vitit 2022 numri i migrantëve ilegalë në këtë vend ka qenë rreth 18.700./DW
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











