Lajme
Mësoni përfitimet e vrapimit në mëngjes
Vrapimi me stomakun bosh në mëngjes, sjell përfitime të mëdha për trupin
Vrapimi është një formë e shkëlqyer ushtrimi që ndihmon trupin të menaxhojë gjendjen e tij të përgjithshme, përcjell albinfo.ch.
Vrapimi i përditshëm është një formë ushtrimi aerobik, i cili ndihmon trupin tuaj të qëndrojë në formë. Vrapimi çdo ditë në mëngjes jo vetëm që ju mban fizikisht në formë, por gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të freskët mendërisht. Por, shumica e këtyre përfitimeve shëndetësore të vrapimit të përditshëm varen nga koha e ditës që vraponi dhe cila është gjendja e trupit tuaj. Pra, cila është koha e duhur kur duhet të vraponi çdo ditë?
Vrapimi është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj. Ndihmon në humbjen e peshës, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, madje përmirëson edhe funksionimin e trurit. Por, të gjitha këto përfitime mund të varen nga koha e vrapimit. Vrapimi në mëngjes me stomakun bosh mund të ketë një sërë përfitimesh shëndetësore.
Çfarë ndodh kur vraponi në mëngjes me stomak bosh?
Kur vraponi me stomakun bosh, trupi juaj djeg më shumë yndyrë se muskujt. Si ndodh kjo? Në thelb, kur shkoni për vrap pasi keni ngrënë mëngjes, trupi juaj përdor karbohidratet e ruajtura në muskujt dhe mëlçinë tuaj. Trupi e përdor këtë si një burim të energjisë së tij. Kur shkoni për vrap me stomakun bosh, trupi juaj kërkon një burim alternativ të kësaj energjie që i nevojitet, duke djegur më shumë yndyrë.
Sipas ekspertëve kur vraponi me një intensitet më të ulët, trupi juaj e merr energjinë nga yndyra dhe jo nga karbohidratet.
Promovon humbjen e peshës
Humbja e peshës është një nga përfitimet e shumta që mund të shijoni, kur vraponi pa konsumuar mëngjes.
Përfitimet aerobike
Sipas studimeve, vrapimi me stomakun bosh lidhet me përmirësimin e performancës dhe aftësisë fizike, pasi efikasiteti i oksigjenit të trupit tuaj përmirësohet kur vraponi pa ngrënë.
Hidhini një sy listës së efekteve anësore me të cilat trupi juaj mund të përballet kur vraponi me stomakun bosh:
-Intensiteti i reduktuar i stërvitjes
-Rreziku i lëndimit
-Humbja e muskujve.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













