Shqipëria
Durrësi këtë vit shënoi sezonin më të mirë turistik në historinë e tij
Durrësi zyrtarisht ka mbi 11 mijë e 500 shtretër të deklaruar dhe mbetet kryeqendra e turizmit në Shqipëri.
Kjo për shkak të vijës së gjatë bregdetare dhe njësive të shumta akomoduese.
“Sezoni turistik i verës 2023 konsiderohet si një ndër sezonet më të suksesshme përsa i përket historikut të turizmit në territorin e Durrësit”, shprehet specialisti i turizmit në Prefekturën e Durrësit, Oltsen Gripshi, për Top Channel.
Kështu, Durrësi ka rritur të ardhurat në buxhetin lokal.
“Me siguri që ndryshon taksa nga vija e parë e detit dhe në territorin e brendshëm të qarkut, e cila varion nga 3500 lekë për dhomë në zonën e vijës së parë dhe deri në 1400 lekë të vjetra, në pjesën e brendshme të territorit”, u shpreh Gripshi, përcjell albinfo.ch.
Numri i turistëve mbetet i lartë edhe këtë vjeshtë.
“Është një vend i bukur, me njerëz të këndshëm dhe është ende nxehtë. Jam nga Holanda. Vite më parë nuk mund ta mendoje të vije në Shqipëri për shkak të regjimit komunist. Një vend totalisht i mbyllur. Ndaj mbetet një vend tepër tërheqës dhe joshës. Në një pjesë të ndërtesave gjen ende dëshmi të kohës, po duhen menaxhuar, ruajtur më mirë”, u shpreh një turist holandez për Top Channel.
Durrësi po merr masa për uljen e informalitetit në sektorin e turizmit dhe rritjen e sigurisë.
“Tentativa dhe pa dyshim politikat janë të atilla për të mirorganizuar edhe në sezonin e ardhshëm 2024, për të cilën kanë filluar edhe në këto ditë përgatitjet për një sezon shumë më të suksesshëm”, tha Gripshi.
Turistë nga e gjithë bota vizituan dhe vijojnë të pushojnë buzë Adriatikut, duke shijuar gjithçka që ofron qarku i Durrësit përgjatë gjithë vitit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











